Sony Xperia M4 Aqua - Bateria dhe menaxhimi i energjisë

background image

Bateria dhe menaxhimi i energjisë

Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Konsumi i baterisë ndryshon në varësi të tipareve të

përdorura. Për të bërë që bateria të zgjasë më shumë, duhet të merrni parasysh si më

poshtë:

Monitoroni konsumin e baterisë.

Ndiqni këshillat e përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë.

Përdorni një regjim të kursimit të energjisë.
Pajisja juaj është e pajisur me dy regjime STAMINA dhe me tipare të kursimit të energjisë

të Android për të ndihmuar në zvogëlimin e konsumit të baterisë për pajisjen tuaj. Tiparet

e kursimit të energjisë të Android ekzekutohen në sfond dhe mund ta aktivizoni ose ta

çaktivizoni vetë regjimin STAMINA ose Ultra STAMINA.
Tiparet e kursimit të energjisë kufizojnë të dhënat në sfond për të kursyer energji, kështu

që nëse nuk dëshironi të ketë ndikim te një aplikacion, mund ta përjashtoni atë në

menynë e Optimizimit të baterisë.

Përditësimet e sistemit mund t'i ndryshojnë regjimet e disponueshme të kursimit të energjisë

në pajisjen tuaj.

Për të parë konsumin e baterisë, kohën e vlerësuar dhe këshilla për kursimin e

energjisë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria. Shfaqet një pamje e përgjithshme

që tregon përqindjen e baterisë dhe një kohë të vlerësuar të baterisë.

3

Trokitni lehtë te

SHFAQ PËRD. E BATERISË për të parë një listë të tipareve dhe

shërbimeve që kanë konsumuar fuqinë e baterisë që nga cikli i fundit i ngarkimit.

Trokitni lehtë te një objekt për të marrë informacione se si të zvogëloni konsumin e

baterisë.

Mund të konfiguroni, t'i aktivizoni dhe t'i çaktivizoni regjimet e kursimit të energjisë nga

Cilësimet > Bateria.

Për të parë konsumin e baterisë për aplikacionet

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Aplikacionet.

3

Përzgjidhni një aplikacion dhe rishikoni konsumin e tij të baterisë nën

Përdorimi i

baterisë.

Këshilla të përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë

Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:

35

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Ulni nivelin e ndriçimit të ekranit; shikoni

Cilësimet e ekranit

në faqen 58.

Çaktivizoni Bluetooth®, Wi-Fi dhe shërbimet e vendndodhjes kur nuk keni nevojë

për këto tipare.

Fikeni pajisjen tuaj ose përdorni regjimin në aeroplan nëse jeni në një zonë pa

mbulim me sinjal ose me sinjal të dobët. Në rast të kundërt, pajisja juaj do të

skanojë vazhdimisht për rrjete të disponueshme dhe kjo konsumon energji.

Përdorni një rrjet Wi-Fi në vend të roaming kur jeni jashtë shtetit. Roaming skanon

për rrjetin tuaj bazë dhe ka kërkesa më të larta për baterinë, pasi pajisja duhet të

transmetojë me një energji dalëse më të lartë; shikoni

Wi-Fi

në faqen 47.

Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit për postën elektronike, kalendarët dhe

kontaktet; shikoni

Sinkronizimi me llogaritë në linjë

në faqen 54.

Kontrolloni aplikacionet që kanë një konsum të lartë të baterisë dhe kini parasysh

këshillat për kursimin e baterisë që jepen në pajisjen tuaj për këto aplikacione.

Ndryshoni nivelin e njoftimeve për një aplikacion; shikoni

Njoftimet

në faqen 28.

Çaktivizoni lejen për bashkëndarjen e vendndodhjes për një aplikacion; shikoni

Cilësimet e aplikacionit

në faqen 60.

Çinstaloni aplikacionet që nuk po përdorni; shikoni

Ekrani i aplikacioneve

faqen 24.

Përdorni një pajisje pa duar origjinale të Sony™ për të dëgjuar muzikë. Pajisjet pa

duar konsumojnë më pak bateri se altoparlantët e pajisjes tuaj.

Rindizeni pajisjen herë pas here.

Optimizimi i baterisë

Optimizimi i baterisë është një regjim i integruar i fuqishëm dhe i dobishëm që përmirëson

në mënyrë të ndjeshme jetëgjatësinë e baterisë tuaj duke zvogëluar konsumin e baterisë

kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen ose disa aplikacione.
Kjo arrihet duke pezulluar aktivitetet e rrjetit që harxhojnë baterinë, si shërbimet e

vendndodhjes, sinkronizimin dhe skanimin për Wi-Fi në sfond kur nuk e keni përdorur

pajisjen tuaj për një kohë të gjatë.
Telefonatat dhe mesazhet SMS nuk ndikohen.
Nuk mund ta çaktivizoni Optimizimin e baterisë, por mund të bëni përjashtime për

aplikacione të caktuara.

Për të bërë përjashtime të aplikacioneve të caktuara nga optimizimi i baterisë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria.

3

Trokitni lehtë dhe përzgjidhni

Optimizimi i baterisë. Do të shikoni një listë të

aplikacioneve që nuk janë optimizuar.

4

Për të shtuar ose hequr aplikacione nga kjo listë, trokitni lehtë

Aplikacionet dhe

përzgjidhni ose jo një aplikacion nga lista për të modifikuar cilësimet e optimizimit

të tij.

5

Lista e aplikacioneve që nuk janë optimizuar do të përditësohet në përputhje me

cilësimet tuaja.

Nuk mund t'i përjashtoni aplikacionet nga optimizimi nga regjimi Ultra STAMINA.

Gjithashtu mund të konfiguroni

Optimizimi i baterisë nga menyja Aplikacionet duke trokitur

lehtë .

Regjimet e kursimit të energjisë

Ka disa regjime të kursimit të energjisë të disponueshme për t'u përdorur nga ju, nëse

dëshironi që bateria juaj të zgjasë më shumë:

Regjimi

STAMINA

Në varësi të nivelit të regjimit STAMINA, tipare të ndryshme do të jenë të kufizuara ose të

çaktivizuara për të zvogëluar konsumin e baterisë. Këto përfshijnë cilësinë e funksionimit të

interpretimit, animacionin dhe ndriçimin e ekranit, përmirësimin e imazhit, sinkronizimin e të

dhënave të aplikacionit në sfond, dridhjet (përveçse për telefonatat në hyrje), transmetimin e

vazhdueshëm dhe GPS-në (kur ekrani është joaktiv). Në shiritin e gjendjes shfaqet .

36

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Regjimi

Ultra

STAMINA

Përveç tipareve të çaktivizuara nga regjimi STAMINA, regjimi Ultra STAMINA çaktivizon Të

dhënat celulare dhe Wi-Fi. Përzgjedhja e aplikacioneve është e kufizuar dhe widget-et (përveç

Orës) janë të çaktivizuara. Telefonatat dhe mesazhet SMS janë përsëri të disponueshme.

Ekrani bazë ndryshohet me një ekran bazë të veçantë të regjimit Ultra STAMINA dhe panelet

shtesë janë të çaktivizuara. shfaqet në shiritin e gjendjes.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar regjimin STAMINA

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria.

3

Trokitni lehtë

Regjimi STAMINA dhe zgjidhni opsionin e dëshiruar.

shfaqet në shiritin e gjendjes kur

Regjimi STAMINA është aktiv.

Mund ta rregulloni përqindjen e Nisjes automatike sipas preferencave tuaja dhe t'i përjashtoni

aplikacionet nga optimizimi nga regjimi STAMINA.

Për të aktivizuar regjimin Ultra STAMINA

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria.

3

Trokitni lehtë

Regjimi Ultra STAMINA dhe më pas trokitni lehtë Aktivizo.

4

Konfirmoni për ta aktivizuar.
Ekrani bazë zëvendësohet nga ekrani bazë i regjimit Ultra STAMINA dhe shfaqet në

shiritin e gjendjes kur

Regjimi Ultra STAMINA është aktiv. Nuk mund t'i përjashtoni

aplikacionet nga optimizimi nga regjimi Ultra STAMINA.

Për të çaktivizuar regjimin Ultra STAMINA

1

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes për t'u qasur në Panelin e njoftimeve.

2

Trokitni lehtë

Çaktivizoni regjimin Ultra STAMINA.

3

Trokitni lehtë

OK.

Çaktivizimi i regjimit Ultra STAMINA do të rinisë pajisjen.