Pse më duhet një llogari e Google™?
Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionon në platformën Android™ të zhvilluar nga
Google™. Kur e blini pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh
dhe shërbimesh të Google™, për shembull, Gmail™, Google Maps™, YouTube™ dhe
aplikacioni Play Store™, i cili ju siguron qasjen në dyqanin në linjë të Google Play™ për
shkarkimin e aplikacioneve të Android™. Për të përfituar sa më shumë nga këto
shërbime, ju duhet një llogari e Google™. Për shembull, një llogari e Google™ bën të
mundur që të bëni të gjitha sa më poshtë:
•
Shkarkoni dhe instaloni aplikacione nga Google Play™.
•
Sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.
•
Bisedoni me shokët nëpërmjet aplikacionit Hangouts™.
•
Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e uebit
Google Chrome™.
•
Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur
Xperia™ Companion.
•
Gjeni, kyçni ose pastroni në largësi një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur
shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i pajisjes me Android™.
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për më shumë informacione rreth Android™ dhe Google™, shkoni te
http://support.google.com
.
Është vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë së
Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoheni për arsye sigurie duke përdorur
llogarinë tuaj të Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të
Google™ në raste të tilla, pajisja juaj kyçet. Po ashtu, nëse keni më shumë se një llogari të
Google™, sigurohuni të futni detajet për llogarinë përkatëse.
Për të konfiguruar një llogari në Google™ në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Llogaritë > Shto llogarinë > Google.
3
Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari në Google™ ose futuni nëse
tashmë keni një llogari.
Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari Google™ nga udhëzori i konfigurimit herën e
parë që ndizni pajisjen tuaj. Ose mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një llogari në
www.google.com/accounts
.
Për të hequr një llogari Google™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Takoni
Cilësimet > Llogaritë > Google.
3
Përzgjidhni llogarinë Google™ që dëshironi të hiqni.
4
Trokitni lehtë mbi >
Hiqe llogarinë.
5
Takoni përsëri
Hiqe llogarinë për të konfirmuar.
Nëse hiqni llogarinë tuaj Google™, çdo tipari i sigurisë që është i lidhur me llogarinë tuaj
Google™ nuk do të jetë më i disponueshëm.
Nëse jeni duke ia dhënë hua pajisjen tuaj dikujt për t'a përdorur për një periudhë të gjatë kohe,
rekomandohet të hiqni llogarinë tuaj Google™ nga pajisja.
10
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.