Rrjetet virtuale private (VPN-të)
Përdoreni pajisjen tuaj për t'u lidhur me rrjete virtuale private (VPN), të cilat ju mundësojnë
qasjen në burimet brenda një rrjeti lokal të siguruar nga një rrjet publik. Për shembull,
lidhjet VPN përdoren zakonisht nga korporatat dhe institucionet arsimore, për përdoruesit
që kanë nevojë të qasen në intranete dhe në shërbime të tjera të brendshme kur janë
jashtë rrjetit të brendshëm, për shembull, kur janë duke udhëtuar.
Lidhjet VPN mund të konfigurohen në shumë mënyra, në varësi të rrjetit. Disa rrjete mund
t'ju kërkojnë të transferoni dhe të instaloni një certifikatë sigurie në pajisjen tuaj. Për
52
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
informacion të hollësishëm se si të konfiguroni një lidhje me rrjetin tuaj virtual privat,
kontaktoni me administratorin e rrjetit të kompanisë ose të organizatës tuaj.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të futeni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të rregulluar cilësimet për VPN.
Për të shtuar një rrjet virtual privat
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > VPN.
3
Trokitni lehtë .
4
Përzgjidhni llojin e VPN-së që do të shtoni.
5
Futni cilësimet e VPN-së.
6
Trokitni lehtë
Ruaj.
Për t'u lidhur me një rrjet virtual privat
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > VPN.
3
Në listën me rrjetet e disponueshme, trokitni lehtë mbi VPN-në me të cilën
dëshironi të lidheni.
4
Futni informacionet e kërkuara.
5
Trokitni lehtë
Lidhu.
Për t'u shkëputur nga një rrjet privat virtual
1
Trokitni lehtë dy herë te shiriti i statusit për të hapur Panelin e njoftimeve.
2
Trokitni lehtë te njoftimi për lidhjen VPN për ta çaktivizuar atë.
53
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.