Kalendari dhe ora me zile
Kalendari
Përdorni aplikacionin Kalendari për të menaxhuar planifikimin e kohës tuaj. Nëse keni
hyrë në pajisjen tuaj dhe e keni sinkronizuar me një ose disa llogari në linjë që përfshijnë
kalendarët, për shembull, me llogarinë tuaj të Google™ ose me llogarinë e Xperia™ me
Facebook, atëherë ngjarjet e kalendarit nga këto llogari do të shfaqen edhe në
aplikacionin Kalendari. Mund të përzgjidhni se cilët kalendarë dëshironi të integroni në
pamjen e kombinuar të Kalendarit.
Kur afrohet koha e një takimi, pajisja juaj riprodhon një tingull njoftimi për t'ju kujtuar.
Gjithashtu, shfaqet në rripin e gjendjes.
1
Përzgjidhni një lloj pamjeje dhe kalendarët që dëshironi të shikoni
2
Ktheheni në datën aktuale
3
Qasuni te cilësimet dhe opsionet e tjera
4
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të shfletuar më shpejt
5
Data e përzgjedhur
6
Axhenda për ditën e përzgjedhur
7
Shtoni një ngjarje kalendari
Për të krijuar një ngjarje në kalendar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi .
3
Nëse e keni sinkronizuar kalendarin tuaj me një ose më shumë llogari, përzgjidhni
llogarinë në të cilën dëshironi të shtoni këtë ngjarje. Nëse dëshironi ta shtoni këtë
ngjarje vetëm në pajisjen tuaj, trokitni lehtë mbi
Kalendari i pajisjes.
4
Futni ose përzgjidhni informacionin e dëshiruar dhe shtoni pjesëmarrësit në ngjarje.
5
Për të ruajtur ngjarjen dhe për të dërguar ftesat, trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për të parë një ngjarje në kalendar
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi ngjarjen që dëshironi të shihni.
Për të parë shumë kalendarë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj shenjoni kutitë e zgjedhjes për kalendarët që
dëshironi të shihni.
Për zoom në pamjen e kalendarit
•
Kur të jetë përzgjedhur pamja
Java ose Dita, afroni gishtat në ekran për të
zmadhuar.
135
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të afishuar festat kombëtare tek aplikacioni Kalendari
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi
Festat kombëtare.
4
Përzgjidhni një opsion ose një kombinim opsionesh, pastaj trokitni lehtë mbi
OK.
Për të afishuar ditëlindjet tek aplikacioni Kalendari
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet> Ditëlindjet.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Ditëlindjet në të djathtë.
Për të afishuar parashikimet e motit tek aplikacioni Kalendari
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi
Parashikimi i motit, pastaj zvarriteni rrëshqitësin pranë
Parashikimi i motit në të djathtë.
4
Nëse shërbimet e vendndodhjes janë çaktivizuar, trokitni lehtë mbi
Vendbanimi,
pastaj kërkoni për qytetin që dëshironi të shtoni.
Për më shumë informacion se si të aktivizoni shërbimet e vendndodhjes, shikoni
Përdorimi i
shërbimeve të vendndodhjes
në faqen 133.
Për të ndryshuar cilësimet e parashikimit të motit në aplikacionin Kalendari
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Kalendari.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi
Parashikimi i motit.
4
Rregulloni cilësimet sipas dëshirës.