Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Rezolucioni
Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.
Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.
13MP
4128×3096(4:3)
Rezolucioni 13 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
9MP
3920×2204(16:9)
Rezolucioni 9 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
8MP
3264×2448(4:3)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
8MP
3840×2160(16:9)
Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
3MP
2048×1536(4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
2MP
1920×1080(16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
VGA
640×480(4:3)
Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Regjimi i fokusit
Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi
automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë
që zona brenda kornizës me ngjyrë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet blu, duke treguar se fokusi
është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu, mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu tregon
se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrave nuk mund të përdoret për të gjitha llojet e
skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Fokusi me prekje
107
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i
vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet
blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Kohëvonuesi
Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një fotografi pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni
këtë funksion për të nxjerrë autoportrete ose fotografi në grup, ku të gjithë mund të jenë
në fotografi. Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni
dridhjet e kamerës kur nxirrni fotografitë.
10 sek.
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.
2 sek.
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.
0,5 sek.
Cilësoni një vonesë prej gjysmë sekonde kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.
Joaktiv
Fotografia nxirret kur shtypni butonin e obturatorit.
Smile Shutter™
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.
HDR
Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt
një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për
humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato
të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
ISO
Ndjeshmëria e ISO-s mund të cilësohet që të rregullohet automatikisht ose mund të
rregullohet manualisht te cilësime të ndjeshmërisë që variojnë nga 100 deri në 3200.
Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
Matja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë duke matur sasinë
e dritës që bie mbi subjektin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Përcakton ekspozimin bazuar në ndriçimin e qendrës së subjektit.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë të vogël të subjektit që dëshironi të fotografoni.
Mesatare
Llogarit ekspozimin në bazë të sasisë së dritës që bie në të gjithë subjektin.
Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë.
108
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë fotografi kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë
në sfond. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit
në ekranin e kamerës:
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i ndritshëm se subjekti. Ky cilësim heq hijet e errëta të
padëshirueshme.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një fotografi.
Joaktiv
Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotografisë është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i
pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një fotografi të mirë pa blic, duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni
kohëvonuesin për të shmangur fotografi të turbullta.
Projektori
Blici ndriçon vazhdimisht kur nxirrni fotografi.
Përzgjedhja e skenës
Përdorni tiparin Përzgjedhja e skenës për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e
zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër
cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar foton më të mirë të
mundshme.
Joaktiv
Tipari Përzgjedhja e skenës është joaktiv dhe mund të nxirrni foto me dorë.
Lëkurë e butë
Nxirrni foto të fytyrave duke përdorur një efekt zbukurimi të përmirësuar.
Marrje artistike
Përdoreni për fotografimin e fotove me një sfond të butë.
Mjegullim kundër lëvizjes
Përdoreni për zvogëlimin e dridhjeve të kamerës gjatë xhirimit të një skene pak më të errët.
Peizazh
Përdoreni për foto peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.
HDR e korrigj. të dritës së sfondit
Përdoreni për të përmirësuar hollësitë në poza me kontrast të lartë. Korrigjimi i integruar i dritës së
sfondit analizon imazhin dhe e rregullon automatikisht atë për t'ju dhënë një pozë të ndriçuar në
mënyrë të përsosur.
Portret natën
Përdoreni për foto portreti të nxjerra natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së
zgjatur të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
Skenë natën
Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur
të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
Muzgu në dorë
Përdoreni për nxjerrjen e fotove me dritë të ulët dhe aparatin të mbajtur në dorë, me zhurmë dhe
turbullirë të zvogëluar.
Ndjeshmëria e lartë
Përdoreni për nxjerrjen e fotove pa blic në kushte me dritë të dobët. Zvogëlon turbullirën.
Gatime
Përdoreni për fotografimin e përgatitjeve të ushqimeve në ngjyra të ndritshme.
Kafshë shtëpiake
Përdoreni për të nxjerrë foto të kafshëve tuaja shtëpiake. Zvogëlon turbullirën dhe sytë e kuq.
Plazh
Përdoreni për të nxjerrë foto të skenave buzë detit ose buzë liqenit.
109
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Borë
Përdoreni në mjedise me shumë dritë për të shmangur fotot e mbiekspozuara.
Festë
Përdoreni për foto në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë kap ndriçimin e sfondit
në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit, kamera
duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Sporte
Përdoreni për foto objektesh që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon turbullimin
prej lëvizjes.
Dokument
Përdoreni për foto tekstesh ose vizatimesh. I jep fotos kontrast të rritur, më të mprehtë.
Fishekzjarrë
Përdoreni për të nxjerrë foto të fishekzjarreve me gjithë shkëlqimin e tyre.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.