Sony Xperia M4 Aqua - Cilësimet e përgjithshme të kamerës

background image

Cilësimet e përgjithshme të kamerës

Regjimet e regjistrimit

Me dorë

Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës si rezolucionin, balancën e së bardhës dhe ISO-n.

Automatike superiore

Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur çdo skene.

Videokamera

Rregulloni manualisht cilësimet e videos si rezolucionin, videon HDR dhe regjimin e fokusit.

Aplikacionet e kamerës

Përzgjidhni manualisht aplikacionet e kamerës.

Videoja HDR është e disponueshme vetëm nëse rezolucioni i videos cilësohet te HD.

Për të ndërruar mes regjimeve të regjistrimit dhe aplikacioneve të kamerës

1

Shtypni dhe mbani të shtypur tastin e kameras.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran te regjimi i dëshiruar i regjistrimit ose te lista e

aplikacioneve.

Aplikacionet e kamerës

Sound Photo

Bëni fotografi me tingullin e sfondit.

Efekti AR

Nxirrni fotografi ose video me skena dhe karaktere virtuale.

102

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Efekti krijues

Zbatoni efektet te fotografitë ose videot.

Lëvizja panoramike

Nxirrni fotografi panoramike dhe me kënd të gjerë.

Portret me stile

Nxirrni fotografi me stile portretesh në kohë reale.

Shumë kamera

Regjistroni të njëjtën skenë nga shumë kënde në një ekran të vetëm.

Regjimi me shumë kamera

Regjimi me shumë kamera ju lejon që të nxirrni një fotografi ose një video që ndërthur

kënde të ndryshme nga dy burime të ndryshme. Në ekranin e pajisjes tuaj shfaqen dy

pamje të kamerave - nga një kamera e pajisjes dhe një tjetër nga një pajisje e lidhur
Xperia

®

ose nga një kamera e Sony që mbështet teknologjinë NFC dhe Wi-Fi Direct

®

.

Pra, nëse jeni në një koncert, për shembull, dhe dëshironi të nxirrni një fotografi ose një

video që ndërthur një pamje të grupit muzikor nga një kënd dhe të publikut nga një kënd

tjetër, mund të përdorni Regjimin me shumë kamera për efektin më të mirë të

mundshëm.
Mund ta konfiguroni Regjimin me shumë kamera duke përdorur NFC-në, e cila nis
çiftimin e dy pajisjeve me teknologjinë Wi-Fi Direct

®

.

Për të përdorur regjimin e Shumë kamerave

1

Aktivizoni funksionin NFC në të dyja pajisjet që dëshironi të lidhni.

2

Aktivizoni kamerën në pajisjen tuaj.

3

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas përzgjidhni .

4

Në ekranet e të dyja pajisjeve, trokitni lehtë .

5

Prekni bashkë zonat e zbulimit të NFC-së të çdo pajisjeje. Të dyja pajisjet tani
duhet të lidhen me teknologjinë Wi-Fi Direct

®

.

6

Pasi pajisjet të lidhen, në ekranin e pajisjes tuaj shfaqen dy pamje të kamerave -

nga një kamera e pajisjes tuaj dhe një tjetër nga kamera e pajisjes së lidhur.

7

Për të risistemuar ose ndryshuar pamjet e kamerave, trokitni lehtë

.

8

Kur të keni përfunduar me modifikimin dhe të jeni gati për të nxjerrë fotografinë

ose videon përfundimtare të ndërthurur, trokitni lehtë

U krye > .

Sweep Panorama

Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal

me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.

Për të bërë një fotografi panoramike

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas përzgjidhni .

3

Për të përzgjedhur një drejtim të regjistrimit, trokitni lehtë

.

4

Shtypni tastin e kamerës dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në

drejtim të lëvizjes së treguar në ekran.

Portreti me stil

Mund të përdorni tiparin Portreti me stil për të zbatuar efektet e retushit në fotot portret

gjatë kohës që i bëni, që të arrini rezultatet më të mira. Mund të përdorni po ashtu

cilësimin

Rrezja magjike për të shtuar një motiv theksimi për sytë.

103

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të përdorur tiparin e Stilit të portretit

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas përzgjidhni .

3

Për të shfaqur të gjitha stilet, trokitni lehtë tek emri i stilit që është aktualisht i

përzgjedhur, për shembull,

Flluska.

4

Për të shtuar më shumë stile, trokitni lehtë

Të tjera.

5

Përzgjidhni stilin që dëshironi të zbatoni dhe më pas trokitni lehtë për të bërë një

fotografi.

Për të përdorur tiparin e Magic beam

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas trokitni lehtë > .

3

Për të zbatuar efektin e projektorit brenda syrit, përzgjidhni një model të përshtatur.

Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës

Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose

burime të tjera të të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje

funksionuese me internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi për të kufizuar tarifat e trafikut të

të dhënave.

Për të shkarkuar aplikacione të kamerës

1

Hapni aplikacionin e kamerës.

2

Rrëshqitni shpejt në ekran për të përzgjedhur

dhe më pas trokitni lehtë .

3

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të

përfunduar instalimin.

Përdorimi i Smile Shutter™ për të kapur fytyrat që buzëqeshin

Përdorni teknologjinë Smile Shutter™ për të fotografuar një fytyrë që sapo buzëqesh.

Kamera dallon deri në pesë fytyra dhe përzgjedh njërën prej tyre për dallimin e

buzëqeshjes dhe vetëfokusimin. Kur fytyra e përzgjedhur buzëqesh, kamera nxjerr

automatikisht një foto.

Për të aktivizuar Smile Shutter™

1

Aktivizoni kamerën.

2

Takoni .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Smile Shutter dhe përzgjidhni një nivel buzëqeshje.

Për të nxjerrë një foto duke përdorur Smile Shutter™

1

Kur kamera të jetë e hapur dhe Smile Shutter™ është i aktivizuar, drejtojeni

kamerën nga objekti juaj. Kamera përzgjedh se në cilën fytyrë të fokusohet.

2

Fytyra e përzgjedhur shfaqet brenda një kornize me ngjyrë dhe fotoja nxirret

automatikisht.

3

Nëse nuk dallohet asnjë buzëqeshje, shtypni tastin e kamerës për të nxjerrë foton

me dorë.

Dallim fytyrash

Mund të përdorni dallimin e fytyrave për të sjellë një fytyrë jashtë qendrës në fokus.

Kamera automatikisht dallon deri në pesë fytyra, të treguara nga kuadrot e bardha. Një

kuadër me ngjyrë tregon se cila fytyrë është zgjedhur për fokusin. Fokusi është vendosur

për fytyrën më afër kamerës. Gjithashtu mund të takoni një nga kuadrot për të zgjedhur

se cila fytyrë duhet të jetë në fokus.

Për të aktivizuar dallimin e fytyrave

1

Rrëshqitni shpejt mbi ekran për të përzgjedhur regjimin e regjistrimit

Me dorë.

2

Trokitni lehtë .

3

Trokitni lehtë

Më shumë > Mënyra e fokusimit > Dallimi i fytyrave.

104

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të nxjerrë një fotografi duke përdorur dallimin e fytyrave

1

Kur kamera të jetë e hapur dhe

Dallimi i fytyrave i aktivizuar, drejtojeni kamerën

nga objekti juaj. Mund të dallohen deri në pesë fytyra dhe secila fytyrë e dalluar

vendoset në kornizë.

2

Shtypni tastin e kamerës përgjysmë. Një kornizë me ngjyrë tregon se cila fytyrë

është në fokus.

3

Për të nxjerrë fotografinë, shtypni plotësisht tastin e kamerës.

Shtimi i pozicioneve gjeografike te fotografitë tuaja

Aktivizoni funksionin Ruani vendndodhjen për të shtuar te fotografitë vendndodhjen

gjeografike të përafërt kur i nxirrni ato. Vendndodhja gjeografike përcaktohet nga rrjetet

pa tel dhe/ose teknologjia GPS.
Kur në ekranin e kamerës shfaqet , Ruajtja e vendndodhjes është e aktivizuar, por

pozicioni gjeografik nuk është gjetur. Kur shfaqet , Ruajtja e vendndodhjes është e

aktivizuar dhe vendndodhja gjeografike është e disponueshme, kështu që vendndodhja

gjeografike mund të shtohet te fotografia. Kur nuk shfaqet asnjë nga këto dy simbole,

Ruajtja e vendndodhjes është e çaktivizuar.

Për të aktivizuar gjeoetiketimin

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Trokitni lehtë

Cilësimet > Vendndodhja.

3

Trokitni lehtë te çelësi aktiv-joaktiv.

4

Aktivizoni kamerën.

5

Trokitni lehtë .

6

Trokitni lehtë

Më shumë > Ruani vendndodhjen. Zvarriteni rrëshqitësin në të

djathtë.

Marrja me prekje

Identifikoni një zonë të fokusit dhe më pas prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotografia

nxirret sapo të lëshoni ekranin.

Bllokimi i prekjes

Mund ta çaktivizoni ekranin me prekje për të shmangur prekjet aksidentale kur përdorni

kamerën.

Paraafishimi automatik i fotografive

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotografitë ose videot menjëherë pas regjistrimit.

I pakufizuar

Paraafishimi i fotografisë ose videos shfaqet pasi e nxirrni atë.

5 sekonda

Paraafishimi i fotografisë ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e regjistroni.

3 sekonda

Paraafishimi i fotografisë ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e regjistroni.

Modifiko

Fotografia ose videoja hapet për redaktim pasi e nxirrni.

Joaktiv

Fotografia ose videoja ruhet pasi e nxirrni dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Përdorni tastin e volumit si

Mund të zgjidhni se si dëshironi ta përdorni tastin e volumit kur nxirrni fotografi.

Zoom

Përdorni tastin e volumit për të zmadhuar ose zvogëluar.

Volum

105

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përdorni tastin e volumit për të rregulluar volumin.

Obturator

Përdorni tastin e volumit për të nxjerrë fotografi.

Tingulli

Mund të zgjidhni që ta aktivizoni ose ta çaktivizoni tingullin e shkrepjes.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.

Vetëm hape

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak çaste

tastin e kamerës.

Hape dhe fotografo

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani është i

kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.

Hape dhe regjistro videon

Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani është i

kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.

Joaktiv

Balanca e të bardhës

Ky cilësim, i cili është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë, rregullon

balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Po ashtu mund ta rregulloni manualisht

ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull, mund të rrisni ndriçimin

e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur lehtë përkatësisht te

kontrollet plus ose minus kur shfaqet ikona e rregullimit të balancës së të bardhës/

vlerës së ekspozimit/HDR.

Automatike

Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.

Fluoreshente

Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.

106

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.