Sony Xperia M4 Aqua - NFC

background image

NFC

Përdorni Komunikimin e fushës në afërsi (NFC) për të bashkëndarë të dhënat me pajisjet

e tjera, si p.sh. video, fotografi, adresa të faqeve të uebit, skedarë muzikorë ose

kontakte. Gjithashtu mund të përdorni NFC-në për të skanuar etiketat që ju japin më

shumë informacione në lidhje me një produkt ose shërbim, si dhe etiketat që aktivizojnë

disa funksione në pajisjen tuaj.
NFC-ja është një teknologji pa tel me një rreze maksimale prej një centimetër, kështu që

pajisjet që bashkëndajnë të dhënat duhet të mbahen pranë njëra-tjetrës. Përpara se të

mund të përdorni NFC-në, fillimisht duhet të aktivizoni funksionin e NFC-së dhe ekrani i

pajisjes duhet të jetë aktiv.
Zona e zbulimit e NFC-së ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes. Mbajeni pajisjen tuaj

afër me një pajisje tjetër ose një lexues NFC që zonat e zbulimit të NFC-së të prekin

njëra-tjetrën.

NFC-ja mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet. Duke përdorur

aplikacione të caktuara, disa funksione të NFC-së mund të aktivizohen edhe kur pajisja është e

fikur. Vini re se jo të gjitha pajisjet e mbështesin këtë tipar.

Për të aktivizuar funksionin NFC

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Cilësimet > Më shumë.

3

Trokitni lehtë te çelësi aktiv-joaktiv pranë

NFC.

Për të bashkëndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Për të parë kontaktet, shkoni tek Ekrani bazë, trokitni lehtë tek dhe më pas

trokitni lehtë tek .

3

Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të

NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, shfaqet një

miniaturë e kontaktit.

5

Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.

6

Kur të mbarojë transferimi, informacionet e kontaktit ruhen në pajisjen marrëse dhe

shfaqen në ekran.

125

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisja marrëse e kanë të aktivizuar funksionin NFC

dhe që të dyja ekranet janë aktive.

2

Për të hapur aplikacionin Muzika, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni

lehtë .

3

Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni për te pjesa muzikore që

dëshironi të bashkëndani.

4

Trokitni lehtë mbi pjesën muzikore për ta riprodhuar. Më pas mund të trokitni lehtë

për të ndërprerë pjesën. Transferimi funksionon kur pjesa muzikore është duke

u riprodhuar, si edhe kur është ndërprerë.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të

NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, shfaqet një

miniaturë e pjesës muzikore.

6

Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.

7

Kur të mbarojë transferimi, skedari i muzikës ruhet në pajisjen marrëse dhe shfaqet

në ekran.

Për të bashkëndarë një fotografi ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Për të parë fotografitë dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni tek Ekrani bazë, trokitni

lehtë tek dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë tek

Albumi.

3

Trokitni lehtë te fotografia ose videoja që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të

NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet të lidhen, shfaqet një

miniaturë e fotografisë ose videos.

5

Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.

6

Kur të mbarojë transferimi, fotografia ose videoja ruhet në pajisjen marrëse dhe

shfaqet në ekran.

Për të bashkëndarë një adresë uebi me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni që të dyja pajisjet kanë funksionin NFC të aktivizuar dhe që të dyja

ekranet janë aktive.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

3

Për të hapur shfletuesin e uebit, gjeni dhe trokitni lehtë te .

4

Ngarkoni faqen e uebit që dëshironi të bashkëndani.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrëse afër njëra-tjetrës që zonat e zbulimit të

NFC-së të çdo pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet të lidhen, shfaqet një

miniaturë e faqes së uebit.

6

Trokitni lehtë te miniatura për të nisur transferimin.

7

Kur të mbarojë transferimi, faqja e uebit shfaqet në ekranin e pajisjes marrëse.

Skanimi i etiketave NFC

Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC. Për shembull, mund të

skanojë etiketat e vendosura në një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë një

produkti në një dyqan të shitjes me pakicë. Mund të merrni informacion shtësë, si një

adresë të Internetit.

Për të skanuar një etiketë NFC

1

Sigurohuni që pajisja ka funksionin NFC të ndezur dhe që ekrani është aktiv.

2

Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketë, në mënyrë që zona e zbulimit NFC ta prekë atë.

Pajisja juaj skanon etiketën dhe shfaq përmbajtjen e mbledhur. Trokitni lehtë mbi

përmbajtjen e etiketës për ta hapur atë.

126

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Lidhja me një pajisje të përputhshme me NFC-në

Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të përputhshme me NFC-në të prodhuara

nga Sony, si një altoparlant ose një kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni udhëzuesit

të përdorimit të pajisjes së përputhshme për më shumë informacione.

Mund të duhet të keni të aktivizuar Wi-Fi ose Bluetooth® në të dyja pajisjet që lidhja të

funksionojë.