Sony Xperia M4 Aqua - Ekrani i aplikacioneve

background image

Ekrani i aplikacioneve

Ekrani i aplikacioneve, të cilin e hapni nga Ekrani bazë, përmban aplikacionet që vijnë të

parainstaluara në pajisjen tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.

Për të parë të gjitha aplikacionet në ekranin e aplikacioneve

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Goditni lehtë majtas ose djathtas në ekranin e aplikacioneve.

Për të hapur një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve

Kur të hapet ekrani i aplikacioneve, goditni lehtë majtas ose djathtas për të gjetur

aplikacionin dhe pastaj trokitni lehtë mbi aplikacionin.

Për të kërkuar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve

1

Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë te

Kërko tek aplikacionet.

2

Futni emrin e aplikacionit që dëshironi të kërkoni.

Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve

Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë .

24

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të zhvendosur një aplikacion në ekranin e aplikacioneve

1

Kur ekrani i aplikacioneve është i hapur, trokitni lehtë .

2

Sigurohuni që

Renditja personale është përzgjedhur nën Renditni aplikacionet.

3

Prekeni dhe mbajeni aplikacionin deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni në

vendndodhjen e re.

Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në ekranin bazë

1

Tek ekrani i aplikacioneve, prekni dhe mbani ikonën e një aplikacioni deri sa ekrani

të dridhet dhe më pas zvarriteni ikonën në krye të ekranit. Ekrani bazë hapet.

2

Zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar në ekranin bazë dhe më pas

lëshojeni.

Për të rregulluar aplikacionet në ekranin e aplikacioneve

1

Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë mbi

Renditni aplikacionet dhe pastaj përzgjidhni një opsion.

Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve

1

Prekni dhe mbani një zonë tek ekrani i aplikacioneve derisa të dridhet pajisja. Të

gjitha aplikacionet që mund të çinstalohen më pas tregohen nga .

2

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të çinstaloni dhe më pas trokitni lehtë

Fshi.

Disa aplikacione që tregohen nga vetëm mund të çaktivizohen dhe nuk mund të

çinstalohen. Çaktivizimi i një aplikacioni i fshin të gjitha të dhënat, por aplikacioni mund të

aktivizohet përsëri nga

Cilësimet > Aplikacionet.