Njoftimet
Njoftimet ju njoftojnë për ngjarjet si mesazhet e reja dhe njoftimet e kalendarit, si dhe për
aktivitetet në progres si p.sh. shkarkimet e skedarëve. Njoftimet shfaqen në vendet e
mëposhtme:
•
Shiriti i statusit
•
Paneli i njoftimeve
•
Ekrani i kyçjes
Për të hapur ose për të mbyllur Panelin e njoftimeve
1
Për të hapur Panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes ose thjesht
trokiteni lehtë dy herë.
2
Për të mbyllur Panelin e njoftimeve, zvarritni ose goditni lehtë për lart panelin.
Për të bërë një veprim për një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi njoftimin.
28
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hequr një njoftim nga Paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Nuk mund të hiqen të gjitha njoftimet.
Për të zgjeruar një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Zvarriteni poshtë njoftimin.
Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.
Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi
.
Për të bërë një veprim për një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Trokitni lehtë dy herë te njoftimi.
Për të hequr një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Vendoseni gishtin mbi njoftimin dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zgjeruar një njoftim në ekranin e kyçjes
•
Zvarriteni poshtë njoftimin.
Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.
Menaxhimi i njoftimeve në ekranin e kyçjes
Mund ta konfiguroni pajisjen tuaj në mënyrë që në ekranin e kyçjes të shfaqen vetëm
njoftimet e zgjedhura. Mund t'i bëni të qasshme të gjitha njoftimet dhe përmbajtjet e tyre,
të fshihni përmbajtjet e ndjeshme për të gjitha njoftimet ose për aplikacione specifike, ose
të zgjidhni që të mos shfaqni asnjë njoftim.
Për të përzgjedhur njoftimet për t'i shfaqur në ekranin e kyçjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Kur pajisja është e
kyçur.
3
Përzgjidhni një opsion.
Opsionet e shfaqjes së njoftimeve në ekranin e kyçjes
Afisho të gjithë
përmbajtjen e
njoftimeve
Merrni të gjitha njoftimet në ekranin e kyçjes. Kur ta keni të aktivizuar këtë cilësim, kini
parasysh se të gjitha përmbajtjet (duke përfshirë përmbajtjen e postave elektronike në
hyrje dhe të mesazheve të bisedës) do të jenë të dukshme në ekranin e kyçjes,
përveçse nëse i përcaktoni aplikacionet përkatëse si
Fshihni përmbajtjen delikate në
menynë e cilësimeve të
Njoftimet e aplikacionit.
Fshih përmbajtjen e
ndjeshme të
njoftimeve
Duhet të keni një kod PIN, një fjalëkalim ose një motiv të konfiguruar si kyçja e ekranit
që ky cilësim të jetë i disponueshëm.
Përmbajtjet e fshehura shfaqet në ekranin e
kyçjes kur vijnë njoftime delikate. Për shembull, do të merrni një njoftim për një postë
elektronike në hyrje ose një bisedë, por përmbajtja nuk do të jetë e dukshme në
ekranin e kyçjes.
Mos i afisho aspak
njoftimet
Nuk do të merrni asnjë njoftim në ekranin e kyçjes.
Cilësimi i nivelit të njoftimit për një aplikacion
Mund të cilësoni sjellje të ndryshme të njoftimeve për aplikacione individuale. për
shembull, mund t'i bllokoni të gjitha njoftimet e postës elektronike, t'u jepni përparësi
njoftimeve të Facebook™ dhe t'i bëni të padukshme përmbajtjet e njoftimeve të
mesazhimit në ekranin e kyçjes.
29
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të cilësuar nivelin e njoftimit për një aplikacion
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Njoftimet e
aplikacionit.
3
Përzgjidhni aplikacionin për të cilin dëshironi të ndryshoni cilësimet e njoftimeve.
4
Zvarriteni rrëshqitësin përkatës në të djathtë.
Nivelet dhe opsionet e njoftimeve për aplikacionet specifike
Blloko të gjitha
Mos shfaqni kurrë njoftimet për aplikacionin e zgjedhur.
Trajtoni si me përparësi
Merrni njoftimet nga ky aplikacion kur Mos shqetësoni është cilësuar te Vetëm
me përparësi.
Lejoni vështrimin e shpejtë Lejoni që ky aplikacion të theksojë njoftime të caktuara duke i rrëshqitur ato për
pak kohë në pamjen në ekran.
Fshihni përmbajtjen
delikate
Kur pajisja është e kyçur, fshihni përmbajtjet në njoftimet e këtij aplikacioni që
mund të zbulojnë informacione private.
Drita e njoftimeve
Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për
shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë
të humbur. Drita e njoftimeve është e aktivizuar në mënyrë të paracaktuar, por mund të
çaktivizohet manualisht.
Kur drita e njoftimeve është e çaktivizuar, ajo ndizet vetëm kur ka një paralajmërim për statusin
e baterisë, për shembull, kur niveli i baterisë bie nën 15 përqind.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar dritën e njoftimeve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi
Drita e njoftimeve.