Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Disa aplikacione mund të mos jenë të përfshira në pajisjen tuaj ose mund të mos mbështeten
nga të gjitha rrjetet ose ofruesit e shërbimit në të gjitha zonat.
Përdorni aplikacionin Ora për të cilësuar llojet e ndryshme të alarmit.
Përdorni shfletuesin tuaj Chrome për të naviguar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë fotografi dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin Kontaktet për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat e
postës elektronike dhe informacione të tjera në lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike nëpërmjet llogarive personale dhe atyre të punës.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të radios FM.
32
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorni aplikacionin Albumi për të menaxhuar, parë dhe modifikuar fotografitë
dhe videot tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni për informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shikoni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe planifikoni
itineraret duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Play Store™ për të gjetur aplikacione për t'i blerë ose për t'i
shkarkuar falas.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Video për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtjet me shokët tuaj.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë dhe libra
me audio.
Shikoni historitë e reja nga Paketa e lajmeve.
Bëni telefonata duke formuar manualisht numrin ose duke përdorur funksionin e
telefonimit inteligjent.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me shokët në linjë.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni që riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni YouTube™ për të shikuar video nga përdoruesit nëpër botë dhe
bashkëndani videot tuaja.
Krijuesi i filmave i Xperia™ krijon automatikisht kolazhe të shkurtra me video duke
përdorur koleksionin tuaj ekzistues të fotografive dhe videove.
Përdorni aplikacionin Mbështetja për t'u qasur te mbështetja për përdoruesin në
pajisjen tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionet për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Përdorni aplikacionin Skica për të krijuar dhe eksploruar imazhe, dhe më pas
bashkëndajini me të gjithë botën.
Përdorni aplikacionin What’s New për të zbuluar lojëra, aplikacione dhe
përmbajtje të reja multimediale.
Shijoni muzikë, filma, aplikacione dhe lojëra në pajisjen tuaj dhe merrni qasje
ekskluzive te përmbajtjet unike të disponueshme vetëm me pajisjet Xperia™.
Qëndroni në lidhje me shokët tuaj të lojërave dhe me lojërat që pëlqeni të luani,
blini në PlayStation®Store dhe më shumë.
Mbroni pajisjen tuaj nga viruset, softuerët keqdashës, softuerët spiunë, përpjekjet
e mashtrimit dhe shfrytëzimin në linjë.
33
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.