Përdorimi i pajisjes tuaj në kushte me lagështirë dhe pluhur
Pajisja juaj është rezistente ndaj ujit dhe e mbrojtur nga pluhuri, kështu që mos u
shqetësoni nëse ju zë shiu ose dëshironi të pastroni papastërtitë nën një rubinet, por mos
harroni: të gjitha portat dhe kapakët e bashkëngjitur duhet të jenë të mbyllura mirë. Nuk
duhet që ta vendosni pajisjen plotësisht nën ujë apo ta ekspozoni ndaj ujit të detit, ujit të
kripur, ujit me klor ose lëngjeve të tjera si pijet. Abuzimi dhe përdorimi i papërshtatshëm i
pajisjes do ta bëjë garancinë të pavlefshme. Pajisja ka klasifikimin e Mbrojtjes së hyrjes
IP65/68. Për më shumë informacione, shikoni
www.sonymobile.com/waterproof
.
Garancia juaj nuk mbulon dëmtimin ose defektet e shkaktuara nga abuzimi apo përdorimi
i pajisjes tuaj në një mënyrë që nuk është në përputhje me udhëzimet e Sony Mobile. Për
më shumë informacione mbi garancinë, referojuni Informacioneve të rëndësishme, të cilat
mund t'i hapni nëpërmjet
support.sonymobile.com
ose nëpërmjet
Cilësimet >
Informacion mbi telefonin > Informacion ligjor.
Pajisja juaj ka një portë USB pa kapak. Porta USB duhet të jetë plotësisht e thatë para se
të mund të lidhni një kabllo, për shembull, për ngarkimin e pajisjes ose për transferimin e
të dhënave. Nëse pajisja juaj ekspozohet ndaj ujit, fshijeni dhe thajeni me një cohë me
mikrofibra dhe shkundeni pajisjen të paktën 15 herë me portën USB të drejtuar poshtë.
Përsëriteni procedurën nëse shikoni ende lagështi në portën USB. Futeni kabllon USB në
portën USB vetëm pasi porta të jetë tharë plotësisht.
Për të tharë portën USB
1
Me anë të një cohe me mikrofibra fshini lagështinë e tepërt nga pajisja juaj.
2
Duke e mbrojtur pajisjen fort dhe me portën USB të drejtuar poshtë, shkundeni
pajisjen me forcë të paktën 15 herë.
3
Nëse duket ende lagështi në portën USB, shkundeni pajisjen përsëri disa herë.
4
Përdorni një cohë me mikrofibra për të fshirë lagështinë e mbetur nga porta USB.
143
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.