Sony Xperia M4 Aqua - Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

background image

Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

Pajisja juaj ka një numër unik identifikimi. Ky numër quhet IMEI (Identiteti Ndërkombëtar i

Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund ta kërkoni atë, për

shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes të Xperia™ Care për të regjistruar

pajisjen tuaj. Po ashtu, nëse pajisja juaj vidhet, disa ofrues të rrjeteve mund ta përdorin

këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin ose rajonin tuaj.

Për të parë numrin IMEI në pllakën e etiketës

1

Shkëputni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.

2

Futni majën e një kapëseje fletësh të drejtuar (ose një objekt të ngjashëm me majë

të gjatë dhe të hollë) në vrimën e pllakës së etiketës, pastaj zvarriteni jashtë

pllakën. Numri IMEI është i afishuar në pllakë.

Për të parë numrin IMEI, mund të hapni po ashtu formuesin e numrit të telefonit dhe të futni

*#06#

.

Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >

Informacioni i IMEI-t.

17

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.