Shërbimi PlayStation™ Video
Përdorni shërbimin PlayStation™ Video për të blerë dhe për të marrë me qira filma ose
programe televizive që mund t'i shihni jo vetëm në pajisjen tuaj me Android™, por
gjithashtu në një kompjuter personal, PlayStation
®
portativ (PSP
®
), PlayStation
®
3,
PlayStation
®
4 ose PlayStation
®
Vita. Përzgjidhni ato që dëshironi nga publikimet më të
reja të Hollivudit, filmat me aksion, komeditë, klasikët dhe nga një gamë kategorish të
tjera.
Duhet të krijoni një llogari të Sony Entertainment Network, nëse dëshironi të blini ose të
merrni me qira filma nëpërmjet shërbimit PlayStation™ Video. Nëse keni tashmë një
llogari në rrjetin e PlayStation®, mund të përdorni edhe atë llogari.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të futeni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të përdorur shërbimin PlayStation™ Video.
Sony Entertainment Network me PlayStation™ Video nuk është i disponueshëm në çdo treg.
Zbatohen kushte të përgjithshme shtesë.
Për të filluar me PlayStation™ Video
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë dhe pastaj ndiqni udhëzimet në ekran për të filluar me
PlayStation™ Video.
121
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.