Sony Xperia M4 Aqua - Shikimi i videove në aplikacionin Videot

background image

Shikimi i videove në aplikacionin Videot

Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar filmat dhe përmbajtjen tjetër të videove që

keni ruajtur ose shkarkuar në pajisjen tuaj. Aplikacioni Videot gjithashtu ju ndihmon të

merrni ilustrimin grafik, përmbledhjet e skenarëve, informacionin e zhanrit dhe hollësitë e

regjisorit për çdo film. Gjithashtu mund të riprodhoni filmat tuaj në pajisje të tjera që janë

të lidhura në të njëjtin rrjet.

Disa skedarë videosh mund të mos jenë të riprodhueshëm në aplikacionin Videot.

1

Trokitni lehtë tek ikona për të hapur menynë e ekranit bazë të Videos

2

Shfaqni videon e riprodhuar më së fundi

3

Zvarritni djathtas skajin e majtë të ekranit për të shfletuar të gjitha videot e shkarkuara dhe të ruajtura

4

Shikoni të gjitha videot e ruajtura në pajisjen tuaj

5

Shikoni videot në linjë

6

Trokitni lehtë për të riprodhuar skedarët e videove të shkarkuara ose të ruajtura

7

Shikoni opsionet e menysë së një videoje

8

Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen

Sony Entertainment Network me PlayStation™ Video nuk është i disponueshëm në çdo treg.

Zbatohen kushte të përgjithshme shtesë.

Për të riprodhuar një video

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë

Videoja.

2

Gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni. Nëse videoja nuk shfaqet

në ekran, trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë dhe më pas gjeni

dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni.

3

Për të shfaqur ose fshehur kontrollet, trokitni lehtë tek ekrani.

4

Për të ndërprerë riprodhimin, trokitni lehtë . Për të vazhduar riprodhimin, trokitni

lehtë .

5

Për t'u kthyer pas, zvarritni shënuesin e shiritit të progresit majtas. Për të kaluar

përpara, zvarritni shënuesin e shiritit të progresit djathtas.

119

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar cilësimet

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë

Videoja.

2

Trokit lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë dhe më pas trokitni lehtë te

Cilësimet.

3

Ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.

Për të ndryshuar cilësimet e tingullit ndërsa riprodhohet një video

1

Ndërsa riprodhohet një video, takoni ekranin për të afishuar kontrollet.

2

Trokitni >

Cilësimet e zërit, pastaj ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.

3

Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi

OK.

Për të bashkëndarë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, takoni , pastaj takoni

Përndaj.

2

Trokitni lehtë aplikacionin që dëshironi të përdorni për të bashkëndarë videon e

përzgjedhur, pastaj ndiqni hapat përkatës për ta dërguar atë.